Chiellini: U masakruam nga gjyqtari (Video)
Assesi të harrohet penalltia e dhënë nga Michael Oliver në ndeshjen Real Madrid-Juventus
I fundit që ka reaguar tani është Giorgio Chiellini, i cili në momentet tensionuese e pyeste Marcelon se sa e kanë paguar gjyqtarin, transmeton Periskopi.
“Duket e pabesueshme të jepej një penallti si ajo,” ka thënë mbrojtësi italian.
“Kartoni kuq i Buffonit? Ishte shumë e rëndë. Ai (Gjyqtari) duhej që ta nxjerrte nga loja Benatian në atë rast.
“Ne nuk u penalizuam pak, ne u masakruam. Është turp, pasi Barcelona u eliminua në gjysmëfinale do të mund të ishin dy skuadra italiane,”. /Periskopi/



