Thaçi e uron djalin e tij për ditëlindje, ja çka shkruan për të

Thaçi e uron djalin e tij për ditëlindje, ja çka shkruan për të

 

Për Endrit Thaçin, djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është një ditë e veçantë. Ai sot ka ditëlindjen. Endriti, ka lindur më 13 prill 1999 dhe sot mbush 19 vjet.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të uruar djalin e tij Endritin, me rastin e 19 vjetorit të lindjes së tij. Ai derisa ka uruar Endrit, ka përmendur luftën.

“Endrit, urime ditëlindja e 19-të! Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte, dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jenë gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 

Shpërndaje në: