Shtatë lojtarët që kanë luajtur për Bayern Munich dhe Real Madrid (Foto)

Shtatë lojtarët që kanë luajtur për Bayern Munich dhe Real Madrid (Foto)

Bayern Munich dhe Real Madrid do të takohen në gjysmëfinale të Champions League

Dje u hodh shorti për gjysmëfinalet e Champions League, derisa përballja më interesante do të jetë ajo ndërmjet gjigantëve gjerman me Real Madridin, transmeton Periskopi.

Por, janë shtatë lojtarë që kanë luajtur për të dy klubet.

Paul Breitner, gjermani u largua nga Bayern për të Real Madrid në vitin 1974.

Ze Roberto, ishte pjesë e skuadrës së Realit, kur këta fituan Champions League për herë të shtatë.

Arjen Robben, është akoma pjesë e Bayern Munich, derisa kishte kaluar dy sezone te Real Madrid.

Hamit Altintop, kishte pesë vite të mira te Bayern, por dështoi te ‘Los Blancos’.

Toni Kroos, u largua nga Bayern Munich për të kaluar te Real Madrid në vitin 2014.

Xabi Alonso, kaloi pesë vite të mrekullueshme te ‘Los Blancos’ dhe më pas kaloi te Bayern.

James Rodriguez, futbollisti kolumbian është i huazuar nga Real Madrid te Bayern Munich. /Periskopi/

Shpërndaje në: