Dy vite më parë ndodhi njëri nga rikthimet më të mëdha në futbollin evropian (Video)
Sot bëhen dy vite nga njëra nga ndeshjet më dramatike në futbollin evropian
Liverpooli luajti kundër Dortmundit në kuadër të çerekfinaleve të Europa League, takim në të cilin ndodhi një rikthim senzacional, shkruan Periskopi.
Skuadra angleze ishte duke humbur në dy raste në këtë takim, 0:2 dhe 1:3, por në fund përmbysi gjithçka dhe fitoi 4:3.
Dejan Lovren ishte heroi i ‘Anfield’ pasi shënoi në minutën e 90-të një gol me kokë, gol që kualifikoi ‘Të Kuqtë’ në gjysmëfinale të Europa League.
Madje vlen të theksohet se një tifoz i Liverpoolit menjëherë pas ndeshjes kishte deklaruar se djalit të tij do t’ia lë emrin Dejan.
“A mund të besohet kjo? A mund të besohet kjo? Çfarë ndeshje! Çfarë spektakli!,” ishin disa nga fjalët me plotë emocion nga komentatori shqiptar, Ylli Aga.
Në videon e mëposhtme mund ta shijoni edhe një herë atmosferën fantastike nga ky takim, dhe komentimin e bukur nga komentatori shqiptar i Supersport. /Periskopi/



