Bebe Rexha shkëlqen në skenën e “Coachella”, Eminem e fton të këndojnë bashkë
Ka kohë që ajo po zotëron top listat dhe skenat ndërkombëtare.
Bebe Rexha ishte dje e pranishme në festivalin e famshëm të muzikës “Coachella”, ku si shumë kolegë të saj, edhe ajo ka performuar para mijëra të pranishmëve, shkruan Kosovarja.
Këngëtarja e hitit “Meant To Be” ka postuar disa fotografi në Insagram, ku tregon se ka pasur edhe rastin të këndojë bashkë me reperin e famshëm Eminem.
https://www.instagram.com/p/Bho5rt3guS6/?taken-by=beberexha
“Nata e mbrëmshme ishte film. Këndova këngën që më ka ndryshuar jetën, bashkë me një legjendë”, ka shkruar Bebe, duke iu referuar Eminemit.
Siç e dijmë tashmë, Bebe ishte autore e këngës së famshme të Eminem dhe Rihanna “Love The Way You Lie”, ndërsa sot ajo po prek majat e suksesit me projekte të shumta solo. /Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/Bho-W2MAx11/?utm_source=ig_embed



