Reagimi i Adele për performancën e Beyonce’s do t’ju bëj të qeshni me lotë

Reagimi i Adele për performancën e Beyonce’s do t’ju bëj të qeshni me lotë

Rikthimi i Beyonce-s në skenë në Coachella për herë të parë pas ardhjes në jetë të binjakëve, Rumi dhe Sir Carter na la të gjithëve të mahnitur… dhe shumë prej nesh akoma nuk e kanë marrë veten nga spektakli.

Të pranishmit në Indio, California, ata që e ndoqën nga shtëpia në livestream, në Youtube dhe të gjithë ata që e panë më vonë në site të ndryshme kanë dhënë secili reagime nga më të ndryshmet… por në mendje na kanë mbetur reagimet e personazheve të njohur.

https://www.instagram.com/p/BhlaJAXhy99/?utm_source=ig_embed

 Dikush postoi një status, dikush një video, dikush tjetër një foto, por reagimi më epik është padyshim ai i Adele.

Këngëtarja britanike e ka shprehur edhe më parë që është fansa më e madhe e Bey-t, por së fundmi, me postime në Instagram e ka treguar më së miri këtë.

Shpërndaje në: