Pasi partneri e tradhëtoi, Khloe K i vendos vajzës emrin kuptimplotë që nuk e kishit menduar

Pasi partneri e tradhëtoi, Khloe K i vendos vajzës emrin kuptimplotë që nuk e kishit menduar

Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian ka qenë së fundmi kryefjala e të gjitha mediave. Basketbollisti e tradhtoi biznesmenen me dy vajza me të cilat ai shfaqej në video teksa puthej e përkëdhelej, ndërkohë që Khloe ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre.

E prekur nga kjo situatë, Khloe pësoi kontaktime dhe hasi vështirësi gjatë lindjes, por pas ardhjes në jetë të vajzës, duket se zënka mes çiftit është qetësuar. Disa minuta më parë biznesmenja Khloe ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto të dhomës së vogëlushes, të mbushur plot lule dhe tollumbace rozë.

 

Ajo ka bërë me dije se vajza e tyre do të quhet ‘True’, që në shqip do të thotë ‘E vërteta’. Nuk dihet nëse ky emër ka lidhje apo jo me situatën e mëparshme të tradhëtisë, por çifti ndihet i bekuar nga ardhja e saj në jet

.

“Vajza jonë True Thompson, na ka vjedhur zemrën dhe na ka mbushur me dashuri. Është një bekim ardhja jote në jetë. Mami dhe babi të duan shumë, True”, -ka shkruar Khloe në postimin e saj.

Shpërndaje në: