Ariu i dhuron topin referit në një ndeshje futbolli në Rusi, zbavit publikun
Kupa e Botës në futboll që do të mbahet në Rusi këtë verë tashmë përballet me disa pyetje në lidhje me korrupsionin, dopingun, racizmin, homofobinë dhe huliganizmin.
Kur dyja shtetet si pritëse të Kupës së Botës në 2018 respektivisht 2022, Rusia dhe Katari që u vendosën në të njejtën kohë, pati një frikë masive të shpërthimit korruptiv brenda FIFA-s dhe u dhez debati se si fituan të drejtën për mbajtjen e Kupës së Botës, raporton “Sportbible”, transmeton Periskopi.
Sporti rus është karakterizuar me doping përderisa lojtarët pjesëmarrës nga shtetet e tjera janë të shqetësuar nga dhuna, homofobia dhe racizimi që po e zotëron shtetin rus.

Tani kur jemi në vigjilje të fillimit të Kupës së Botës, listës ju shtohen edhe disa gjëra që bota nuk kishte pas dëshirë t’i sheh si performansa e një ariu në një stadium futbolli. Në ligën e tretë ruse në ndeshjen mes FC Angusht Nazran dhe Mashuk-KMV, një ari ia dorëzoi topin arbitrit para se të duartrokitej nga turma.
Tashmë fushat e futbollit në Rusi janë shndërruar në një cirk.
Emri i ariut është Tim, dhe sipas disa komentuesve ky do të jetë simboli i Kupës së Botës. Fama e tij ka arritur deri në një shkallë ku supozohet se Tim do të bëjë hapjen e Kupës së Botës./Periskopi/



