Trajneri e largoi nga loja, futbollisti tentoi t’i qëronte hesapet me të (Video)
Një skandal ka ndodhur në Bolivi, në kampionatin vendas të futbollit.
Thiago Dos Santos, futbollist i Nacional Potosit, sulmoi trajnerin e tij, Edgardo Malvestiti, sapo ky i fundit e nxori nga fusha e lojës.
Dos Santos duket se nuk e kapërdiu dot zëvendësim, dhe nervat e tradhtuan.
Ishte ndërhyrja e shokëve të skuadrës, ajo që ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.



