Video e rrallë kur Dua Lipa si e vogël këndonte këngë shqipe në Kosovë

Video e rrallë kur Dua Lipa si e vogël këndonte këngë shqipe në Kosovë

Dua Lipa, një ndër emrat më të njohur në skenën muzikore ndërkombëtare po shijon kulmin e karrieres së saj. Këngëtarja  me prejardhje shqiptare çdo ditë e më shumë po pëlqehet për muzikën që bën.

Ajo qysh e vogël ishte larguar nga Prishtina, për t’u shpërngulur bashkë me familjen e saj në Britaninë e Madhe, ku jeton edhe tash, transmeton Periskopi.

Në moshë të re vizitonte më shpesh vendlindjen e saj, ku shfaqte edhe talentin si këngëtare.

Në një video të rrallë, Dua shihet se si e vogël këndonte këngë shqipe, po ashtu edhe në gjuhën angleze. Këngëtarja e hiteve ‘New rules’, ‘Be the one’, ‘Last dace’ etj, nuk ka ndryshuar shumë prej kohës kur ishte fëmijë, një ashtu as zëri i saj i mahnitshëm.

Para disa ditësh, Dua për ‘The Guardian’ tha se e kishte ditur që këtë famë ndërkombëtare që ka tash, nuk do të mund ta arrinte duke jetuar në Kosovë.

‘E dija se nuk do të isha ne gjendje që të arrija sukses në shkallë botërore duke jetuar në Kosovë, prandaj kërkova nga prindërit rikthimin në Londër’, tha ajo.

Dua deri më tani ka arritur të fitojë disa çmime ndërkombëtare, e vetëm shkurt të këtij viti, në ‘Brit Awards’ arriti të marrë  çmimin si artistja më e mirë , si dhe çmimin për depërtimin më të mirë të vitit./Periskopi/

https://www.instagram.com/p/Bhqq6UjFEq-/

Shpërndaje në: