Ylli i Unitedit: Nuk besoj që Jose Mourinho do të më shesë mua këtë verë

Ylli i Unitedit: Nuk besoj që Jose Mourinho do të më shesë mua këtë verë

Daley Blind beson se do të jetë pjesë e Manchester Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm

Blind u transferua te United në vitin 2014 për 14 milionë euro dhe që nga atëherë ka bërë 139 paraqitje me ‘Djajtë e Kuq’, transmeton Periskopi.

“Unë kam dëgjuar se klubi është i kënaqur me mua, dhe ata vetëm duan që unë ta vazhdojë me punë këtu,” ka thënë mbrojtësi holandez.

“Pesë apo gjashtë lojtarë që luajnë në pozitën time janë të lidhur me transferim në klube tjera dhe është normale që shkrujnë se edhe unë mund të largohem.

“Jose Mourinho më ka dhënë mbi 30 ndeshje në vitin e tij të parë, gjë e cila nuk u prit nga askush. Ai kishte besim në mua dhe unë kam bërë më të mirën për ta shpërblyer atë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me të,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: