Klubi spanjoll 500 mijë euro për mesfushorin e Kombëtares së shqiptare

Klubi spanjoll 500 mijë euro për mesfushorin e Kombëtares së shqiptare

Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, duket se do të jetë i sakrifikuari nga radhët e CSM Iasi në Rumani.

Për shkak të problemeve financiare, Qaka mund të shitet, dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.

Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastik, klub i Segunda Division në Spanjë. Për Qakën, flitet se janë ofruar 500.000 euro.

Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Panuçi, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit tek CSM Iasi, dhe më pas të zgjedhë Spanjën si destinacionin e ardhshëm.

Shpërndaje në: