Icardi arrin rekordin e Ibrahimovicit dhe Ronaldos (Video)
Mauro Icardi shënoi për Interin në fitoren prej 4:0 ndaj Cagliarit
Sulmuesi argjentina ka arritur shifrën e 25 golave në Serie A me Interin dhe kështu ka arritur edhe ish-sulmuesit e ‘Nerazzurëve’ Zlatan Ibrahimovic dhe Luiz Nazaro de Lima Ronaldon, transmeton Periskopi.
Icardi u bë lojtari i parë i Interit që arrin shifrën e 25 golave për një sezon që nga koha e Ibras në sezonin 2008/09 dhe Ronaldos 1997/98.
Ish-sulmuesi i Sampdorias ka edhe pesë ndeshje deri në fund dhe mund ta përmirësojë këtë rekord. /Periskopi/



