Enca vjen me look të ri, ja si duket pas ndryshimit (FOTO)
Kishte disa ditë që këngëtarja Enca kishte paralajmëruar se do të bënte një ndryshim në pamjen e saj. E mesa duket ajo e ka mbajtur fjalën.
Këngëtarja këto ditë ka udhëtuar drejt Prishtinës pasi këtë ndryshim ia besoi stilisti nga Kosova, Kaçi. Por ndërkohë që vetë ajo ende nuk ka publikuar asnjë foto për të parë si duket, ne e kemi një. 22-vjeçarja ka lyer flokët me fije të bardha dhe edhe pse fotoja është bardhe e zi, duket qartë ndryshimi i bërë.










