Caktohet finalisti i parë i Kupës së Kosovës
Vëllaznimi nga Gjakova është finalsti i parë i Kupës së Kosovës në futboll
Skuadra gjakovare barazoi 0:0 me Drenicën në shtëpi, por në ndeshjen e parë kishte barazuar 1:1 dhe falë golit si mysafir ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, transmeton Periskopi.
Në ndeshjen tjetër, Vushtrria është duke fituar ndaj Prishtinës me rezultat 1:0, derisa ndeshja ka shkuar në vazhdime pasi në takimin e parë skuadra nga kryeqyteti kishte fituar me rezultat të njejtë 1:0. /Periskopi/



