“Nuk kam fjetur tre muaj shkaku i Liverpoolit”

“Nuk kam fjetur tre muaj shkaku i Liverpoolit”

Adriano Galliani e ka rikujtuar edhe një herë disfatën që Milan e pësoi nga Liverpooli në finale të Champions League

Liverpooli ishte duke humbur me rezultat 3:0 pas 45 minutave të para në ndeshjen finale të Champions League në vitin 2005, ndërsa në fund përmbysi gjithçka dhe fitoi trofeun, transmeton Periskopi.

Adriano Galliani, ish-drejtori sportiv i Milanit do të jetë në stadiumin e Romës më 2 maj për ta përkrahur ekipin italian në ndeshjen kundër Liverpoolit.

“Giallorosët janë rivalët tanë në Itali, por të gjithë jemi aleatë kur bëhet fjalë për gara evropiane. Kjo është arsyeja pse më 2 maj do të jem në stadium për të mbështetur ekipin e Eusebio Di Francesco,” ka thënë Galliani.

“Shkuarja larg në Ligën e Kampionëve do të thotë që të sjellë pikë që përfitojnë të gjitha ekipet italiane, dhe të vazhdojë të mbajë katër ekipe në garë. Pra, do të ishte e pamundur të mos e mbushnim me gëzim Romën”.

“Liverpool më kujton finalen e humbur të vitit 2005, nuk kam fjetur për tre muaj,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: