Ish-ylli i Realit: “Mourinho ishte trajner i vështirë për mua”

Ish-ylli i Realit: “Mourinho ishte trajner i vështirë për mua”

Leite Kaka ka folur për marrëdhëniet që kishte me Jose Mourinhon te Real Madrid

Leite Kaka po kalonte formë të mrekullueshme te Milan, ku fitoi edhe ‘Topin e Artë’, ndërsa në vitin 2009 ai u transferua në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Periskopi.

“Në vitin 2009 unë pranova propozimin e Real Madridit, por unë u shkatërrova atje, pasi nuk kisha mundësinë që të tregoja formën që kisha te Milan, isha tërësisht i humbur,” ka thënë braziliani.

“Jose Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua dhe ne kishim një marrëdhënie të komplikuar.

“Unë kam stërvitur, kam luftuar, por trajneri nuk më ka besuar shumë, më pas e realizova që unë nuk mund të punoja me të,”.

“Isha i lumtur kur unë pranova një mesazh nga ai kur u largua nga Real Madridi dhe më tha që unë isha njëri nga lojtarët më profesionist me të cilët ai ka punuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: