Publikohet fotografi e rrallë e Shpend Ahmetit kur ishte i ri

Publikohet fotografi e rrallë e Shpend Ahmetit kur ishte i ri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot feston ditëlindjen e tij të 40-të, shkruan Periskopi.

Në ‘Instagram’, ai ka publikuar një fotografi të rrallë të tij, kur ishte në moshë të re.

“Sot i mbusha 20 vjet”, shkruan Ahmeti në përshkrimin e fotografisë.

Shpendi dhe bashkëshortja e tij Ardiana janë prindër të një vajze, Teas dhe djalit Anri, të cilët shpeshherë janë pjesë e publikimeve të kryetarit në rrjetet sociale.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2017, Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar. Ai fitoi për herë të parë garën për kryetar të Komunës së Prishtinës në vitin 2013, kur përballë kishte Isa Mustafën e LDK-së. Ai tani po udhëheq me kryeqytetin në mandat të dytë.

 

 

 

 

Shpërndaje në: