Antonio Conte zbulon skuadrën që do të dominojë në Premier League
Antonio Conte beson se Manchester City mund të dominojë në Premier League edhe në edicionet e ardhshme
Manchester City javën e kaluar u shpall kampion i Premier League pas fitores ndaj Tottenhamit dhe gabimit që bëri United ndaj ëBA, transmeton Periskopi.
Tekniku italian beson që ‘Qytetarët’ mund të jenë dominues edhe në edicionet vijuese të kampioniatit anglez.
“Manchester City është një klub që mund të vazhdojë të dominojë akoma në Premier League,” ka thënë Conte.
Ndryshe, Conte me Chelsean e tij rrezikojnë që të mos jenë pjesë e Champions League për edicionin e ardhshëm. /Periskopi/



