Këngëtarja serbe rrahet brutalisht nga burri i saj, publikohen fotografitë

Këngëtarja serbe rrahet brutalisht nga burri i saj, publikohen fotografitë

Këngëtarja serbe Natasha Bekvalac është rrahur keq nga bashkëshorti i saj, Luka Lazukiq – shkruan Periskopi.

Mediat serbe kanë publikuar fotografinë e këngëtares, në të cilat dallohen shenjat e dhunës në trupin dhe fytyrën e saj.

Fotografitë e publikuara me shenjat e dhunës tek këngëtarja serbe kanë demantuar organizatorët e koncertit, të cilët insistonin se bashkëshorti vetëm e kishte shtyrë atë.

Ka disa ditë që po diskutohej rrahja e Natasha Bekvalacit, por ajo gjatë tërë kohës fshihej nga paparacët.

Gazetarët e gazetës serbe “Blic” kanë arritur që tinëzisht të sigurojnë këto fotografi të këngëtares, në të cilat shihet qartë abuzimi fizik që ka përjetuar ajo./Periskopi 

 

 

Shpërndaje në: