Poshtërsi: Futbollisti i Baselit e godet në fytyrë kundërshtarin pasi nuk mund t’ia merrte topin! (Video)
Serey Die në ndeshjen e sontme ndaj Baselit bëri një gjest jo sportiv duke e goditur në fytyrë kundërshtarin
Baseli luajti me Grasshoper në kuadër të Superligës së Zvicrës në futboll ku arriti fitore me rezultat minimal 1:0, transmeton Periskopi.
Por, ajo që ra në sy në këtë takim ishte gjesti i turpshëm i mesfushorit të Baselit, Serey Die.
Mesfushori Baseli nuk ia doli që t’ia merrte topin kundërshtarit dhe nga mllefi që kishte e goditi atë në fytyrë.
Kujtojmë që pas kësaj goditje Die nuk u ndëshkua fare me karton nga gjyqtari kryesor. /Periskopi/



