Tifozët e Liverpoolit janë të irrituar me atë se çfarë ka bërë Roma (Foto)
Tifozët e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me çmimin e biletave për ndeshjen që do të luhet në ‘Olimpico’ më 2 maj
Roma dhe Liverpool do të takohen në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions League, transmeton Periskopi.
Më 2 maj do të luhet ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, derisa italianët kanë vendosur çmimet e biletave.

Roma ka bërë të ditur se biletat për tifozët e Liverpoolit do të kushtojnë 73 funte, derisa kjo nuk është pranuar mirë nga ana e tifozëve të klubit anglez.
Më frustruese e bën fakti që Chelsea luajti në Romë në fazën e grupeve, por biletat për atë takim ishin vetëm 44 funte.
“73 funte për ndeshjen në Romë, kjo është qesharake.” ka thënë një tifoz i Liverpoolit derisa ka kërkuar që kështu të veprojë edhe klubi anglez me tifozët e Romës. /Periskopi/




