Trump mahnitet nga vogëlushi që ngjan me të: Silleni menjëherë këtu! (Video)
Ai e mori në krahë vogëlushin, e puthi dhe e afroi të flasë te mikrofoni. Më pas e pyeti se si e kishte emrin.
“Supozohet që t’i ngjajë Donald Trumpit, por ai është shumë më i këndshëm. Je shumë i bukur”, u shpreh miliarderi, transmeton Shqiptarja.
Më pas Trump e ka pyetur vogëlushin: “Do të shkosh te mami dhe babi apo do të qëndrosh me Donald Trump?”, kurse djaloshi u përgjigj: “Trump”.
Kjo përgjigje ka sjellë të qeshura dhe duartrokitje në sallë, ndërsa Trump e ka puthur edhe një herë tjetër vogëlushin dhe e ka shoqëruar te prindërit.
Kjo bisedë ka lumturuar dhe befasuar kandidatin republikan për president, i cili ka përsëritur disa herë: “Çfarë djali i bukur!”.
https://www.youtube.com/watch?v=GY5OoSlFqAw



