Blerona Zeqiri feston ditëlindjen, ja çfarë befasie ia bëjnë
Njëra nga moderatoret më të pëlqyera e më të komentuara të ekranit shqiptar feston ditëlindjen.
Bëhet fjalë për bukuroshen Blerona Zeqiri.
Ajo edhe pse filloi si 14 vjeçare ka qenë shumë e përgatitur dhe e talentuar për këtë fushë, kështu e përshkruajnë kolegët edhe sot kur kujtojnë fillimet e saj.
Blerona ka drejtuar disa emisione në RTV21 dhe evenimente të ndryshme, ndërsa me çiltërsinë dhe ëmbëlsinë e saj ka arritur që të bëjë për vete zemrat e publikut.
Festa për Bleronën ka nisur që nga ora 00:00 dhe ajo është argëtuar pranë personave më të dashur për 23 vjetorin e lindjes, teksa ka marrë edhe urime të shumta me rastin e ditëlindjes. Ndryshe, Blerona aktualisht drejton bashkë me Visar Kalludrën emisionin shumë të pëlqyer “1 Kafe prej shpisë”.






