Nainggolan: Kam realizuar njërën ëndërr, tjetra është shumë e vështirë!

Nainggolan: Kam realizuar njërën ëndërr, tjetra është shumë e vështirë!

Radja Nainggolan ëndrron që ta fitojë Champions League këtë edicion me Romën dhe thotë se ka punuar shumë për të luajtur në këtë kompetcion

Roma do të takohet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Champions League, derisa ambiciet e italianëve janë rritur pasi eliminuan Barcelonën, transmeton Periskopi.

“Champions League është ëndërr e çdo lojtari të ri që luan futboll,” ka thënë Nainggolan për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Është një ëndërr për të cilën kam punuar shumë dhe e kam realizuar, tani më mungon vetëm Kupa e Botës, kjo është akoma më e vështirë për t’u arritur,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: