Homologia e Melania Trump, Lumnije Thaçi kapet duke shkelur ligjin
Zonja e parë Lumnije Thaçi, gjatë ditës së sotme është parë në njërin prej lokaleve të Prishtinës.
Zonja e parë e shtetit ka shkelur ligjin i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura publike.
Ajo në njërin prej restoranteve të kryeqytetit, teksa po pushonte në kohën e pauzës është parë duke pirë cigare pa asnjë problem, shkruan zeri
Mirëpo, në rast se ajo ka konsumuar duhan aq lirshëm, mbase në këtë restorant pronari është pajisur me leje të veçantë e cila lejon pirjen e duhanit në një pjesë të caktuar.
Kujtojmë se Lumnije Thaçi është prodekane në fakultetin e Mitrovicës.








