I pari i UEFA-s: VAR nuk do të ndryshonte asgjë në ndeshjen Real Madrid-Juventus (Video)

I pari i UEFA-s: VAR nuk do të ndryshonte asgjë në ndeshjen Real Madrid-Juventus (Video)

Vazhdon të diskutohet penalltia e dhënë në ndeshjen Real Madrid-Juventus

Lucas Vasquez u pengua nga Medhi Benatia në minutën e fundit të ndeshjes me gjyqtarin anglez që më pas akordoi penallti për Realin, pas të cilës Ronaldo shënoi dhe kualifikoi skuadrën e tij për në gjysëmfinale, transmeton Periskopi.

“VAR nuk do të ndryshtonte asgjë,” ka thënë Aleksander Ceferin, shefi i UEFA-s në një intervistë me La Gazzetta dello Sport.

“Ka njerëz që e kanë parë penalltinë 20 herë dhe akoma gjysma mendojnë që ishte penallti dhe gjysma tjetër mendojnë që nuk ishte,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: