E shanë dhe ofenduan rëndë Ermal Mamaqin, Dj Blunt tregon arsyen (Video)
Videot e shumta nga dyshja Dj Blunt dhe Real 1 po pushtojnë rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.
Tashmë ata kanë lansuar klipin e ri “Tululu”, klip ky i cili u komentua më shumë si pornografi sesa muzikë.

Ndonëse muaj më parë ata ofenduan e shanë disa nga reperat e estradës, para dy ditësh e kishte radhën moderatori i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi.
Dyshja e shanë e ofenduan mjaft rëndë Ermalin, por nuk dhanë arsye!
E sot, është Blunt ai që ka habitur me çfarë ka thënë në videot e publikuara.
Në InstaStory ai ka treguar se aryseja pse shanë Ermalin ishte se ai si fillim nuk kishte pranuar të përdorte shprehjen “Shaolin”, por ata ja kanë arritur më në fund, dhe Blunt publikon dhe videon kur Ermali shfaqet duke thënë këtë shprehje që ka pushtuar rrjetet sociale.



