Këta janë dy super trajnerët që mund ta zëvendësojnë Wengerin te Arsenali (Foto)
Arsenali nga edicioni i ardhshëm do të jetë me trajner të ri pasi Arsene Wenger ka konfirmuar largimin në fund të këtij sezoni
Po përfundon epoka e teknikut francez me Arsenalin, derisa tani klubi është në kërkim të zëvendësuesit të tij, shkruan Periskopi.
Opsioni i parë është Carlo Ancelotti i cili është i papunë që kur u shkarkua nga Bayern Munich.

Ancelotti ka shprehur dëshirën që të rikthehet të punojë në Premier League, madje e ka refuzuar edhe postin e Kombëtares së Italisë.
Ndërsa, opsion i dytë është edhe Max Allegri, trajneri i Juventusit që pikërisht para pak javëve ka deklaruar se është gati për një aventurë të re dhe Arsenali mund të jetë skuadra e tij e ardhshme. /Periskopi/




