‘Tronditet’ futbolli anglez: Federata e dënon lojtarin që ndëshkohej me karton të verdhë për baste (Video)
Futbolli anglez është goditur nga një skandal i madh këtë fundjavë.
Lajmin e kanë përcjellë ,media të shumta ndërkombëtare të cilat e kanë “zbuluar” atë vetëm pas një vendimi të Federatës Angleze të Futbollit për të dënuar futbollistin Bradley Wood.
Mediat madje kanë publikuar edhe video nga ndeshje të cilën besohet se ëood e ka kurdisur në një mënyrë shumë dinake dhe pikërisht videoja ka qenë një prej arsyeve që ka shtyrë në dyshim zyrtarët e FA-së.
Ish-mbrojtësi i skuadrës së Lincoln, Bradley Wood është dënuar me 6 vite pezullim për marrje kartonash me dashje për të përfituar në baste.
Federata Angleze e Futbollit (FA) e ka shpallur fajtor ëoodin për dy ndeshje. Sipas provave, ai ka ndikuar në tregun e basteve duke marrë dy kartona të verdhë në ndeshjet që ka luajtur skuadra e Lincolnit me Ipsëich dhe Burnley.
26-vjeçari, edhe pse ka tentuar të mbrohet për akuzat e bëra, përveç pezullimit deri më 8 mars të vitit 2024, është gjobitur edhe me 3 700 funte.
Bradley Wood has been found guilty of two match-fixing offences by intentionally getting yellow cards during Lincoln’s FA Cup run.
Here are the bookings that led to a six-year ban. pic.twitter.com/ZLjGbFo9aH
— Match of the Day (@BBCMOTD) April 20, 2018



