Ish-ylli i Kombëtares angleze planifikon që pas burgut t’i rikthehet përsëri futbollit (Video)
Adam Johnson u dënua me gjashtë vite burg në vitin 2016 pasi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale me të mitur
Johnson tani 29-vjeçar kalon shumë orë në burg duke ushtruar në fitnes dhe gjithashtu luan edhe futboll, shkruan Periskopi.
Një burim i burgut i ka thënë të përditshmes ‘Daily Star’ se Johnson planifikon që të rikthehet përsëri në futboll sapo të dalë nga burgu.
“Johnson e sheh veten si njeri i famshëm i burgut – ai është i burgosuri më i famshëm këtu.
“Ai ishte në formë të mirë në një ndeshje futbolli dhe shënoi golin e fitores. Ai është një lojtar i shkëlqyer.
“Ai luajti futboll me fanellën e Sunderlandit, shënoi golin e fitores dhe reagoi sikur të kishte fituar Premier League.
“Pas kësaj ai u tha të gjithëve se akoma është në gjendje të luaj futboll profesional edhe pse tani është i mbyllur.
“Edhe pse kur të dalë nga këtu ai do të jetë mbi 30 vjet, ai akoma beson se mund të jetë në formë për të luajtur futboll,”. ka thënë një burim i gazetës. /Periskopi/




