“Ibrahimovic është egoist, ne u kualifikuam në Botëror pa të”

“Ibrahimovic është egoist, ne u kualifikuam në Botëror pa të”

Zlatan Ibrahimovic bëri të ditur ditë më parë se do të jetë pjesë e Kamionatit Botëror që do të luhet në Rusi këtë verë

Ish-ylli i Manchester United po kritikohet nga portieri i dytë i Suedisë, Karl-Johan Johnsson pasi sipas tij Ibra nuk e meriton që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, transmeton Periskopi.

“Botërori nuk ka kuptim pa mua”, ka thënë 36-vjeçari që tani luan me LA Galaxy dhe kjo ka krijuar irritim në ambientin e kombëtares suedeze.

“As që e kam idenë nëse do të grumbullohet apo jo, pasi kjo varet vetëm nga tekniku, por unë di të them se ne u kualifikuam në Botëror pa Ibrahimovic,” ka thënë Karl-Johan Johnsson, portieri i Guingamp dhe portieri i dytë i Suedisë.

“Ai është egoist, si person dhe si lojtar dhe kërkon që e gjithë loja të përqendrohet përreth tij, ndërkohë në tani jemi një skuadër dhe po luajmë si një grup i unifikuar.

“Nuk e vë në dyshim se nëse trajneri do ta thërrasë, ai do të luajë shkëlqyeshëm, por neve pastaj do të na duhej ta ndryshonim gjithë lojën që e kemi ndërtuar këtë kohë, vetëm e vetëm për t’iu përshtatur atij.

“Ne e merituam kualifikimin dhe e premë biletën për në botëror pa të, duke treguar se kemi ndërtuar një lojë të mirë, një skuadër mirë të komponuar, prandaj nuk mendoj se tekniku do të ishte i gatshëm të ndryshonte gjithçka nga e para”./Periskopi/

Shpërndaje në: