Postimi i Cesc Fabregas në Instagram pas lajmit për largimin e Wengerit është thjesht briliant (Foto)

Postimi i Cesc Fabregas në Instagram pas lajmit për largimin e Wengerit është thjesht briliant (Foto)

Arsene Wenger ka konfirmuar largimin nga Arsenali në fund të këtij edicioni

Pas 22 viteve në shërbim të Arsenalit tekniku francez tashmë ka vendosur për t’u larguar nga ‘Emirates’, transmeton Periskopi.

I habitur me këtë vendim ka mbetur Cesc Fabregas që e konsideron Wengerin si baba.

”Wow, unë kurrë nuk e kam pritur këtë, por tregon dinjitet të madh dhe klas të një njeriu,” komentoi ish-mesfushori i Arsenalit.

”Unë kurrë nuk do të harroj udhëheqjen e tij dhe mbështetjen.

”Ai pati besim në mua nga dita e parë dhe i jam borxh shumë, ishte si një figurë babai për mua i cili gjithmonë më shtyen mua të bëhem më i miri. Arsene, ti meriton gjithë respektin dhe lumturinë e botës.”./Periskopi/

Shpërndaje në: