Liverpooli lëshon fitoren nga duart, Salah barazon rekordin e Ronaldos (Video)
Liverpooli u ndalë me barazim 2:2 në WBA
Skuadra e Liverpoolit lëshoi fitoren nga duart pasi kishte epërsinë e dy golave ndaj WBA, transmeton Periskopi.
‘Të Kuqtë’ e nisën mirë takimin duke shënuar me anë të Ings në minutën e 4-të, derisa Salah shënoi në minutën e 72-të një gol të bukur pas asistimit të Chamberlain, për vendasit shënuan Livermore 79′, Rondon 88′.
Salah tani ka arritur në kuotën e 31 golave dhe kështu ka barazuar rekordin e Ronaldos, Suarezit dhe Alan Shearer, por egjiptiani ka edhe tre ndeshje dhe do ta bëjë për vete rekordin e golave në Premier League.
WBA kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund është në pozitën e fundit me 25 pikë, ndërsa Liverpooli në vendin e tretë me 71 pikë. /Periskopi/



