Zbulohet: Ja çka ndodhi mes Ronaldos dhe Bale pas pjesës së parë kundër Juventusit

Zbulohet: Ja çka ndodhi mes Ronaldos dhe Bale pas pjesës së parë kundër Juventusit

Real Madrid u kualifikua me vështirësi në gjysmëfinale pasi eliminoi Juventusin me rezultat të përgjithshëm 4:3

Gareth Bale nuk po kalon momente të mira te Real Madrid, derisa në ndeshjen ndaj Juventusit u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë, transmeton Periskopi.

Arsyeja pse Bale u largua nga Zidane, ishte injorimi që uellsiani ia bëri Cristiano Ronaldos.

Gjatë pushimit, lojtarët e Realit po e inkurajonin njëri-tjetrin për t’ia dalë më mirë në pjesën e dytë, me Ronaldon që udhëhoqi grupin.

Portugezi pastaj u kthye nga Bale, i cili nuk po përfshihej, dhe kërkoi nga ai që të tregonte më shumë agresivitet dhe pasion. Bale thjesht qeshi dhe nuk tha asnjë fjalë.

Reagimi i Bale dhe sjellja e përgjithshme e uellsianit në zhveshtore e zhgënjeu Zidanen, i cili nuk pati zgjedhje tjetër pos ta dërgojë menjëherë në nxemje Lucas Vazquez. /Periskopi/

Shpërndaje në: