United shpreson për trofe, kalon në finale të FA Cup (Video)

United shpreson për trofe, kalon në finale të FA Cup (Video)

Manchester United e ka mposhtur me rezultat 2:1 Tottenhamin në gjysmëfinale të FA Cup

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka kaluar në finale derisa kundërshtari i tyre do të dihet nesër kur Chelsea do të luajë me Southamptonin, shkruan Periskopi.

Tottenhami e nisi mirë takimin duke shënuar me anë të Dele Alli në minutën e 11-të.

‘Djajtë e Kuq’ përmbysën rezultatin me golat e Sanchez 24′ dhe Herrera 62′. /Periskopi/


Shpërndaje në: