Shpërthen klubi kosovar, suspendon tre lojtarë, arsyeja ‘shitën’ ndeshjet (Foto)

Shpërthen klubi kosovar, suspendon tre lojtarë, arsyeja ‘shitën’ ndeshjet (Foto)

Trepça 89 ka shpërthyer me akuza ndaj tre lojtraëve, Shend Kelmendit, Argjend Mustafës dhe Festim Krasniqit

Trepça 89 akuzon këta lojtarë për arysen se kanë ndihmuar kundërshtarët dhe kanë bërë që skuadra mitrovicase të jetë prapa në garën për titull, shkruan Periskopi.

Kelmendi, Mustafa dhe Krasniqi nuk ishin pjesë e skuadrës në humbjën që Trepça 89 e pësoi nga Gjilani sot me rezultat 2:0.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë klubit nga Mitrovica:

“Informatë … 21.04.2018, Mitrovicë

KF Trepça 89 nga Mitrovica infiormon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve.

Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjës se saj të mbajtur me 21.04.2018 merr vendim,

Suspendon keta lojtarë:

1. Shend Kelmendi
2. Argjend Mustafa
3. Festim Krasniqi

Arsyetim:

Futbollistët e lart përmendur pas séancës stërvitore të mbajtur me 20.04.2018 ( e Premte ) janë futbollist që gjendën në mesin e 18 futbollistëve për ndeshjën e javës 28 me KF Gjilanin, të njejtit të nesërmen (e Shtune) sipas protokollit të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhtuan për zhvillimin e ndeshjës në Gjilan, duke bojkotuar klubin. Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca89 dhe për favore të kubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjës dyshon që keta tre futbollist kanë bashkëpunuar me idivide të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për tititull Kampion “ Ata e dine pse” Jemi të detyruar të tregojm se futbollistëve në fjal i kemi kryer të gjitha obligimet finaciare sipas kontratës së punës. Në bazë të statutit të klubit, rregullorës mbi të punësuarit dhe rregullorës disiplinore, KF Trepca89 pas analizës së gjerë dhe informatave, futbollistët nuk ju kane përmbajtur rregulloreve të lartë përmendura, prandaj klubi merr vendim për aprovimin e masës ndëshkuese, suspendim nga komisioni disiplinor i klubit.

Me respekt 
Kryesia e klubit KF Trepça 89 FC – Mitrovicë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: