Reagon futbollisti që u akuzua nga klubi kosovar se kishte ‘shitur’ ndeshjet

Reagon futbollisti që u akuzua nga klubi kosovar se kishte ‘shitur’ ndeshjet

Argjend Mustafa ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pasi klubi i tij Trepça 89 e akuzoi atë se ka ndihmuar skuadrat kundërshtare

Klubi i Trepçës 89 doli më një komunikat ku akuzoi tre lojtarë se kanë ndihmuar skuadrat kundërshtare, transmeton Periskopi.

Argjend Mustafa, Festim Krasniqi dhe Shend Kelmendi u akuzuan nga klubi mitrovicas, derisa i pari tashmë ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Akuzat e klubit Mustafa i quan të papranueshme, derisa më poshtë mund ta shihni reagimin e plotë të mesfushorit të Trepçës 89.

Te dashur sportdashës! Desha te sqaroj gjithë opinionin sportiv per rastin ne fjale, ku klubi bëri akuza per mua dhe dy bashklojtaret e mi ( Shendin dhe Festimin). E gjitha ka qenë nje keqkuptim mes nesh dhe trajnerit, sa i perket vendit se ku ne do ta hajmë dreken, pasi qe gjithmone kur kemi pas loje me Gjilanin, dreken e kemi ngrene vet ne Prishtine. Kemi qene te gatshem qe te kontribojmë ne ndeshjen kunder FC Gjilanit, por pasi kemi hipur ne autobus per te udhëtuar, nje zyrtar i klubit na ka perjashtuar nga autobusi, dhe kjo eshte arsyeja se pse ne nuk kemi udhëtuar ne kete ndeshje. Ne do te jemi te gatshem gjithmone qe te kontribojmë per klubin sic kemi bere deri me tani . Ndersa, sa i perket akuzave qe klubi na drejtohet ne nuk qendrojnë dhe jane plotësisht te paverteta.
Kjo eshte nje akuzë e rende dhe e pa pranueshme. E kemi per obligim qe ta sqarojmë gjithe opinionin se e gjitha ka qene nje keqkuptim dhe asgje me shume.
A.M,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: