Barcelona e shkatërron Sevillan dhe fiton Kupën e Mbretit (Video)

Barcelona e shkatërron Sevillan dhe fiton Kupën e Mbretit (Video)

Barcelona ka deklasuar me rezultat 5:0 Sevillan në finale të Kupës së Mbretit

Leo Messi me shokë ia bën ‘bajat’ futbollin Sevillas pasi e shkatërruan totalisht gjatë 90 minutave, transmeton Periskopi.

Barça kreu punën në pjesën e parë me golat e Suarez 14′, 40′ dhe Messi 31′.

Katalunasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë me anë të Iniestas 52′ dhe Coutinhos 69′.

Barcelona fitoi për herë të katërt me radhë Kupën e Mbretit. /Periskopi/

Shpërndaje në: