A u kurdis ndeshja Drita-Llapi? – përgjigjet Bekim Isufi

A u kurdis ndeshja Drita-Llapi? – përgjigjet Bekim Isufi

Pas përfundimit të ndeshjes me Llapin, trajneri i Dritës Bekim Isufi u prononcua rreth spekulimeve për kurdisje të bëra në media dhe në rrjete sociale.

Isufi i cili në këtë ndeshje u përjashtua me karton të kuq në minutën e 7-të për shkak të reagimit ndaj golit të parë të Llapit, rreth këtyre spekulimeve pohoi:

“Ata që i kanë përhapur këto duhet të përballen me drejtësinë, ne veç kemi krijuar një grup brenda klubit i cili do të merret me këtë rast, nuk do t’i lejojmë që të dëmtohet imazhi jonë familja dhe profesional”.

Shpërndaje në: