Shikoni me kë e kaloi vikendin Rita Ora (Foto)
Është një prej artisteve shqiptare që ka arritur famë ndërkombëtare.
Rita Ora tashmë është emër që gjendet në mesin e yjeve më të njohura në botë, shkruan lajmi.net.
Udhëtimet në vende të ndryshme të botës bëjnë që këngëtarja të jetë larg personave më të dashur.
Këtë vikend, Rita kishte vendosur ta kalonte me familje, gjatë gjithë ditës së djeshme ka sjellë imazhe me të cilat tregonte se po kalon për mrekulli.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita është “For You”, këngë kjo në duet me Liam Payne, që njëherësh është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.







