Seksbomba Amber Rose, karrierën e nisi si stripere– të dashurin ia vodhi Kim Kardashian

Seksbomba Amber Rose, karrierën e nisi si stripere– të dashurin ia vodhi Kim Kardashian

Modelja dhe aktorja Amber Rose është për çdo ditë në fokus të mediave ndërkombëtare, për paraqitjet e saj, veshjen e herë-herë edhe zhveshjen, performancën si aktore e modele, e jetën e saj personale.

Ajo ka lindur më 21 tetor 1983 dhe karrierën e kishte nisur si nisur stripere kur ishte vetëm 15-vjeç.  Më pas, ajo kishte hyrë në industrinë e Hollywoodit, fillimisht duke pozuar për “Louis Vuitton”.

Në vitin 2007, ajo kishte bërë debutimin e parë të saj në një episod në serinë “A Haunting” të “Discovery Channel”, shkruan Periskopi.

Vitin tjetër, ajo kishte arritur të sigurojë paraqitje në një spot të Ludacris, të këngës “What Them Girls Like” dhe menjëherë kishte marrë vëmendjen e repartistit të famshëm Kanye West.

Me Kanye West, tash bashkëshort i Kim Kardashian, Amber Rose kishte filluar një lidhje dashurie, duke bërë disa paraqitje publike së bashku, në evente të ndryshme.

Në vitin 2009, ajo kishte ecur në pistën e javës së modës në New York, duke modeluar për “Celestino”-n. Më pastaj, kishte arritur paraqitje edhe në videospotet e Young Jeezyt, Nicki Minajit, dhe Wiz Khalifës.

Në vitin 2010 ajo ishte ndarë nga Kanye West, duke e akuzuar se e kishte mashtruar me Kim Kardashian, me të cilën sot West është i martuar dhe ka fëmijë.

Në vitin 2010, Rose kishte nënshkruar marrëveshje me “Smirnoff” dhe ishte bërë zëri i kompanisë, duke reklamuar për kompaninë në televizione dhe billborde.

Si këmbëngulëse e madhe për të pasur një karrierë të saj, në vitin 2012 Rose kishte publikuar projektin e saj “Fame” e tjetrin një muaj më pas, “Loaded”.

Pas ndarjes me Kanye West, Rose filloi një lidhje dashurie me repartistin Wiz Khalifa dhe me të u fejua në vitin 2012, për të përfunduar me martesë në vitin 2013.

Fëmija i parë i çiftit erdhi në jetë në vitin 2013. Por në vitin 2014, Rose kishte kërkuar divorc nga Khalifa, me arsyen e dallimeve të mëdha me të, si dhe duke kërkuar mbikëqyrjen e plotë të djalit të tyre, Sebastianit. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: