Ndryshimet e mëdha, FIFA planifikon ta revolucionarizojë industrinë miliardëshe të futbollit
Fifa planifikon të zhvillojë një takim të posaqëm muajin e ardhshëm, në të cilën do të diskutohet për themelimin e dy turneve që do të sjellin të ardhura fitimprurëse.
Trupi qeverisës i futbollit botëror thuhet se ka mbajtur disa konsultime “premtuese” në javët e fundit me konfederatat rajonale, shoqatat individuale të futbollit dhe drejtuesit e klubeve mbi krijimin e një Kampionati Botëror të Klubeve dhe një Lige të Re të Kombeve.
Turnet priten të gjenerojnë të ardhura deri në 25 miliardë dollarë.
Por klubet elite të Evropës së fundmi kanë bërë thirrje për reduktimin e ndeshjeve që të kenë më shumë kohë për të pushuar lojtarët.
“Jo të gjithë do të pajtohen me këtë, por ne duam të japim një mundësi për të diskutuar ofertën që është bërë,” tha burimi.
Pjesëmarrësit në Kongresin vjetor të FIFA-s, që po organizohen në Moskë këtë vit në prag të Kupës Botërore, do të pyeten nëse do të miratojnë një studim fizibiliteti për të shqyrtuar nëse në vitin 2022 duhet të zgjerohet në 48 skuadra.
Kupa Botërore është gati të zgjerohet në 48 ekipe nga viti 2026, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.
Katari fitojë të drejtën e mbajtjes të Kampionatit Botëror në vitin 2022, por kjo ngjarje është zhytur në polemika të ndryshme rreth korrupsionit.
Katari gjithmonë ka insistuar se nuk bëri asgjë të gabuar kur konkurroi për turneun dhe, kur ideja e 48 ekipeve u ngrit fillimisht në fillim të këtij muaji nga shoqatat e futbollit të Amerikës së Jugut, organizatorët thanë në një deklaratë “ne jemi të sigurt në aftësinë tonë për të ofruar një Kupë Botërore të suksesshme në vitin 2022”.
Një dokument dërguar udhëheqësve të konfederatës, në të cilën FIFA dëshiron një “marrëdhënie të ngushtë ndërmjet fansave dhe lojës në baza mbarëbotërore. Kjo nuk po ndodh me ekzistencën aktuale të Kampionatit Botëror të Klubeve dhe Kupës së Konfederatës.”
Klubi i Kupës Botërore mbahet çdo dhjetor me shtatë ekipe. Fifa dëshiron të zgjerojë konkurrencën në 24 klube dhe koha për t’u zhvilluar ndeshjet është parparë të luhen në qershor. Ndeshjet do të luheshin çdo katër vjet.
24 ekipe nga e gjithë bota do të ndahen në tetë grupe me nga tre ekipe për secilin grup.
Trupi qeverisës i Evropës Uefa dhe Concacaf (Konfederata për Amerikën Veriore, Amerikën Qendrore dhe Karaibet) e kanën gati planin për mbajtjen e Ligës së Kombeve të tyre.
Fifa dëshiron të ndërtojë një event të tillë dhe thotë se dëshiron të krijojë më shumë mundësi për ekipet kombëtare që të luajnë lojëra brenda kalendarit ekzistues ndërkombëtar të ndeshjeve.
Nëse miratohet, do të ketë një garanci minimale financiare prej 1 miliardë dollarë për të drejtat e edicionit të parë në 2020-21.
Presidenti i Fifas Giannini Infantino u tha organizatorëve të këshillit dhe anëtarëve gjatë një takimi të mbajtur në Colombia muajin e fundit që investitorë nga Azia, Evropa dhe Amerika Veriore kanë premtuar investime prej 25 miliardë dollarë nëse u lejohet atyre pjesëmarrja në turnet e reja./Periskopi/



