Zbulohet se si Jurgen Klopp e bindi Mo Salah që t’i bashkohet Liverpoolit

Zbulohet se si Jurgen Klopp e bindi Mo Salah që t’i bashkohet Liverpoolit

Jurgen Klopp kishte biseduar për tri orë me Mohamed Salah para se ky i fundit të vendoste përfundimisht për t’iu bashkuar Liverpoolit

Ylli egjiptian iu bashkua Liverpoolit për 42 milionë euro verën që shkoi nga klubi italian Roma, derisa qysh në seoznin e parë po tregon paraqitje të mëdha me skuadrën nga ‘Anfield’, tranmeton Periskopi.

“Salah bëri shumë mirë te Roma,” u shpreh Klopp.

“Ai shënoi në debutim tek ne, por gjithashtu humbi edhe dy raste të mira.

“Unë kam pasur shumë biseda me Mo. Unë gjithmonë takohem me futbollist para se të nënshkruajmë. Kishim bisedë të shkëlqyer.

“Ai është shumë i hapur, qesh gjatë gjithë kohës.

“Ne kemi folur tri orë, kemi diskutuar shumë, ai fliste për familjen e vetë, ndërsa unë për timen dhe në fund arritën një marrëveshje për të punuar sëbashku,” përfundoi tekniku gjerman. /Periskopi/

Shpërndaje në: