10 arsyet pse Liverpool do ta ‘shkatërrojë’ Romën në gjysmëfinale të Champions League (Video)
Liverpool do të takohet me Romën në gjysmëfinale të Champions League
Skaudra angleze e pret në ‘Anfield’ Romën e cila eliminoi Barcelonën në çerek-finale të Champions League, transmeton Periskopi.
Liverpooli është favorit për ta fituar ndeshjen e parë pasi po kalon një sezon fantastik në shtëpi duke mos pësuar asnjë humbje si në Champions League ashtu edhe në Premier League.
Më poshtë i keni 10 arsyet se pse Liverpooli pritet ta fitojë këtë takim pa ndonjë vështirësi:
10. Ndeshja luhet në ‘Anfield’ aty ku Liverpooli nuk e di se çka është humbja në këtë edicion dhe pas tyre janë tifozët më të mirë në botë.
9. Mohamed Salah duhet të vazhdojë me formën fantastike nëse dëshiron që ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe duhet të tregohet i pamëshirëshëm sonte edhe pse luan kundër ish-skuadrës së tij.
8. Salah ka vetëm një gjë në mendje, trofeun e Champions League dhe do të bëjë të pamundrën që ta arrijë këtë sukses me Liverpoolin.
7. Liverpool është skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion ën Champions League.
6. ‘Të Kuqtë’ kanë shënuar 40 gola në 12 ndeshje në Champions League.
5. Totti nuk e ka fituar asnjëherë Champions League dhe këtë nuk mund ta bëjë as tani Roma.
4. Komentatorët e Romës do të pësonin sulm në zemër nëse klubi italian do të kualifikohej në finale.
3. Jurgen Klopp shkatërroi skuadrën e Pep Guardiolas dhe këtë mund t’ia bëjë edhe Romës.
2. Salah e di se si funksionon Roma dhe e di se çfarë duhet të bëjë ndaj tyre.
1. Manolas nuk do të mund t’i bëjë ballë treshes sulmuese të Liverpoolit, Mane-Salah-Firmino. /Periskopi/



