“Kam provuar ta telefonoj Mohamed Salahun, por ai nuk më është përgjigjur”
Kevin Strootman ka tentuar që të flasë në telefon me Mo Salah, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur thirrjeve të mesfushorit të Romës
Liverpool do të takohet me Romën në Champions League, derisa Salah do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, transmeton Periskopi.
Kevin Strootman ka tentuar që të flasë me Salah në telefon, por e ka pasur të pamundur.
“Kam provuar ta telefonoj Mohamed Salahun, por ai nuk më është përgjigjur. Ai me gjasë duhet të ketë ndërruar numrin e tij gjashtë herë deri më tani” ka thënë mesfushori i Romës.
“Salah definitivisht është njëri nga anësorët më të rrezikshëm dhe tani ne nuk mund të jemi shokë në fushë.
“Unë do t’i shkruaj atij pas gjysmëfinaleve,”./Periskopi/




