“Nëse nuk besoni se çdo gjë mund të ndodhë, atëherë ju nuk duhet të luani futboll”

“Nëse nuk besoni se çdo gjë mund të ndodhë, atëherë ju nuk duhet të luani futboll”

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco beson se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin ndaj Liverpoolit

Roma u mposhtë me rezultat 5:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale nga Liverpooli, transmeton Periskopi.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të flasim për ndeshjen kundër Barcelonës, por nëse ne do të humbasim shumë duele në fushë do ta kemi edhe më vështirë në ndeshjen e radhës,” ka thënë Di Francesco.

“Ne kemi thënë edhe para ndeshjes me Barcelonën se besojmë në shanset tona dhe kështu mendoj edhe ndaj Liverpoolit.

“Nëse nuk besoni se çdo gjë mund të ndodhë, atëherë ju nuk duhet të luani futboll,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: