Jurgen Klopp: Ne jemi Liverpooli, nuk e kam imagjinuar këtë rezultat
Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me atë se çka treguan lojtarët e tij në ndeshjen ndaj Romës
Liverpool shënoi fitore të madhe me rezultat 5:2 kundër Romës në gjysmëfinalen e parë të Champions League, transmeton Periskopi.
“Ne jemi Liverpooli. Është një futboll gjithëpërfshirës, gjithçka është e përfshirë, dhe ne shkojmë në mënyrën më të vështirë”, u shpreh Klopp pas ndeshjes..
“5-2 është një rezultat fantastik [pavarësisht dy golave të pësuar]. As nuk mund ta kem imagjinuar këtë rezultat”, pohoi ai.“Shënuam më shumë. Tingëllon e çmendur, por ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”.
Tekniku gjerman foli edhe për lëndimin e Chamberlain.

“Lëndimi i tij duket i keq. Dhe nëse e thoni këtë para një skanimi, asnjëherë nuk del të jetë lajm i mirë”. /Periskopi/



