Bayern Munich-Real Madrid: Deklaratat më interesante të gjitha kohërave nga të dyja kampet

Bayern Munich-Real Madrid: Deklaratat më interesante të gjitha kohërave nga të dyja kampet

Bayern Munich do të luajë kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League

Ndeshja Bayern Munich-Real Madrid është më e përsëriutra në Evropë, pasi këto skuadra janë ballafaquar plotë 24 raste, transmeton Periskopi.

Në ndeshjet e fundit kishte edhe gabime të gjyqtarëve, ndërsa më poshtë i keni deklarata më interesante nga të dyja kampet.

Arturo Vidal: Është shumë e rëndë të vjedhin kështu siç e bëri Reali i Madridit. (Kiliani u ndëshkua me të kuq dhe mendoi se ishte tendencioze).

Thomas Muller: Në Madrid kemi luajtur 10 kundër 14.

Rummenigge: Madridi na eliminoi me ndihmën e arbitrit, kështu që unë në finale do të bëj tifo për Juventusin. (Rebelimi i administratorit të përgjithshëm pas gjysmëfinales së vjetshme).

Salihamidzic: Reali e bën në brekë kur sheh që përpara i del Bayern i Munich.

Rummennige: Realit duhet t’i bëjmë një dush të ftohtë. Mynihu është gati për këtë. (Ndeshja përfundoi 0-4 për Realin).

Otmar Hitzfeld: Të zgjedhësh Zidanin si trajner të Realit, është një gafë shumë e rëndë që bënë drejtuesit. (Trajneri gjerman ishte skeptik për francezin. Ndoshta duhet t’i tërheqë fjalët e tij).

Uli Hoenes: Kaq shumë borxhe që ka Reali, ndonjë ditë do të konfiskojnë stadiumin “Bernabeu”. (Presidenti i Bajernit nuk e pëlqen merkaton dhe shifrat e çmendura që shpenzojnë spanjollët).

Manuel Neuer: Nuk e dija që Ramosit i pëlqejnë t’i godasë penalltitë jashtë kuadratit të portës. (Neuer bëri ironi me goditjen e tij të gabuar të 11-metërshit me topin që përfundoi shumë mbi traversë).

Manuel Neuer: Unë nuk jam nga ata tipa që postoj foto me brekë. (Kapiteni bavarez nuk i pëlqen postimet e yllit portugez në rrjetet sociale).

Oliver Kahn: Ronaldo është duke u plakur dhe nuk më pëlqen më. Më shumë po shoh barkun e tij sesa atë të gruas time. (Ish-portieri gjerman kritikon Kristianon për fotot që publion me muskuj).

Iker Casillas: Kahn nuk ka respekt për të tjerët. U zhgënjeva shumë prej tij. (Kjo ishte deklarata që bëri ishportieri i Realit, pasi ai i Bayernit nuk i dha fanellën, edhe pse e kishin vendosur diçka të tillë përpara ndeshjes). /Periskopi/

Shpërndaje në: