Salah zbulon ushqimin e preferuar dhe është një gjë që nuk preferohet për futbollistë

Salah zbulon ushqimin e preferuar dhe është një gjë që nuk preferohet për futbollistë

Salah i preferon makaronat edhe pse ky ushqim përmban shumë brumë dhe nuk është shumë i dobishëm për futbollistët pasi bën që ata të shtojnë peshë, por egjiptiani nuk e ka problem pas nuk ka dhjamë fare

Njeriu i momentit tek Liverpulit, Muhamed Salah, ka treguar në një intervistë për CNN, si po e menaxhon këtë formë të jashtëzakonshme që po kalon. Ai shprehet se nuk është fanatik i dietave, dhe ushqehet me pjata tradicionale, pa e vrarë shumë mendjen për vaktet e ushqimit.

salah

“Ushqimi është pjesë e rëndësishme në futboll. Nutricionisti im thotë se nuk kam dhjamë fare, kështu që mund të ha çfarë të dua. Për të pirë, nuk pi, këtë pjesë nuk e kam problem. Kur kthehem në Egjipt, marr miqtë në telefon që të më presin me kushari. E ha direkt në makinë, nuk pres të shkoj në shtëpi”, tregon Salah.

Kushari është një pjatë me pilaf, makarona dhe thjerrëza, që sipër tyre kanë salcë pikante domateje, hudhra, qiqra dhe qepë të skuqura. Edhe pse nuk duket një pjatë e shëndetshme për një sportist, kushari nuk e ka penguar sulmuesin e Liverpool që të shënojë 43 gola deri në këtë pikë të sezonit.

Shpërndaje në: